VIDEO prekëse/ Gruaja i jep lamtumirën mjekut që vdiq nga koronavirusi

VIDEO prekëse/ Gruaja i jep lamtumirën mjekut që vdiq nga koronavirusi

11:46, 20/02/2020
A+ Aa A-

Këto pamje prekëse tregojnë momentin kur gruaja e drejtorit të spitalit në Wuhan të Kinës, i jep lamtumirën e fundit të shoqit. Mjeku 51-vjeçar, Liu Zhiming ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

E shoqja, infermierja Cai Liping ndjek nga pas furgonin ku ndodhet trupi i tij, teksa po transportohet për në krematorium. I shoqi nuk e lejoi gruan e tij që të merrej me trajtimin e tij, nga frika se mos prekej nga sëmundja.

Wuhan është qyteti më i goditur nga koronavirusi. Mbi 2100 persona kanë vdekur nga sëmundja. Raportohet se edhe një tjetër drejtor spitali është prekur nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco