Dy pasagjerë vdesin nga koronavirusi në ‘kroçierën e horrorit’

Dy pasagjerë vdesin nga koronavirusi në ‘kroçierën e horrorit’

08:39, 20/02/2020
A+ Aa A-

Dy pasagjerë kanë humbur jetën në kroçierën Diamnod Princes, e ankoruar pranë Tokios në Japoni. Anija është goditur rëndë nga koronavirusi. Viktimat janë një burrë dhe një grua rreth të 80-ave.

Më shumë se 620 persona janë prekur nga koronavirusi në anijen e udhëtimeve luksoze.

Në total në bord ishin 3700 persona. Pasi një grua nga Hong Kongu u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse, anija u fut në karantinë. Por kjo rezultoi fatale, pasi qindra njerëz nisën të preken nga sëmundja. Sot kroçiera mban numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi përveç Kinës.

Prej kohësh, kroçierat njihen si vatra infeksionesh. Por a janë këto akuza të vërteta? A shpërndahen viruset më lehtë në kroçiere?

Ka një rrezik të shtuar për sëmundje respiratore dhe gastrointenstinale në anije, thotë profesor Sanjaya Senanayake, një specialist sëmundjesh infektive nga Universiteti Kombëtar Australian. “Në përgjithësi janë pasagjerë dhe ekuipazh nga vende të ndryshme të botës, që bëhen bashkë në mënyrë intime dhe intensive për një kohë të shkurtër,” shton ai. “Të gjithë kanë nivele të ndryshme imuniteti dhe kështu krijohet terreni për shpërthim të infeksionit”.

Koronavirusi, që shpërndahet përmes pikave siç është mukoza dhe pështyma, mund të bëjë që njerëzit të infektohen pa kontakt të drejtpërdrejtë me mbajtësin. “Nëse dikush teshtin në tavolinë dhe më pas dikush tjetër e prek atë menjëherë, kjo mund të sjellë infeksion”.

Sidoqoftë, Stewart Chiron, një ekspert i kroçiereve, thotë se realiteti në bordin e këtyre anijeve është i ndryshëm nga perceptimi. “Kështu, njerëzit mendojnë se kur merrni ushqimin, prisni në radhë dhe ka shumë ndërveprim dhe kontakt”.

Por Chiron, që ka qenë në bordin e mbi 250 kroçierave, thotë se kjo nuk është e vërtetë për kompanitë e mëdha. “Ka stacione të posaçme, nëse do vezë, shkon te stacioni i vezëve ku të pret një anëtar i ekuipazhit me doreza në dorë. Çështja është se rrallë pret në radhë dhe jo gjithkush e kalon ushqimin me dorë”.

Por nëse ndërveprimi i pasagjerëve është minimizuar, me ekuipazhin është tjetër histori. Në rastin e Diamond Princess, të paktën 10 anëtarë të ekuipazhit janë mes të prekurve. Ata jetojnë dhe punojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Por si kufizohen rreziqet?

Chiron thotë se kroçieret kanë rregullta të rrepta pastrimi dhe kontrolli. Sëmundja më e përhapur në kroçiere është norovirusi, që sjell të vjella dhe transmetohet përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar. Kroçierat kanë rregullore të rrepta për rastet me norovirus.

Por a po e vuan industria këtë problem?

Ajo sigurisht që do të marrë një goditje, por këto raste nuk do i ndalojnë njerëzit që të udhëtojnë me kroçiere, thotë Chiron. Sipas tij, njerëzit janë të shqetësuar, por jo aq sa mendohet. “Kudo tjetër përveçse zonës së Kinës, anijet janë plot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco