Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Koronavirusi më ngjitës edhe se SARS dhe MERS, tregon studimi shqetësues

Koronavirusi më ngjitës edhe se SARS dhe MERS, tregon studimi shqetësues

10:59, 19/02/2020
A+ Aa A-

Një studim i fundit i më shumë se 72.000 rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të koronavirusit ka zbuluar informacione tmerruese. Ky kërkim është studimi më i gjërë dhe i detajuar i një koronavirusi deri më tani.  

Ai zbuloi se ky virus është më ngjitës se sa viruset e tjerë të ngjashëm që shkaktuan SARS-in apo MERS-in. Edhe pse sëmundja që ai sjell, COVID-19 nuk është aq fatal sa dy të mëparshmit, fakti që ai përhapet më shumë ka sjellë që tani një numër më të lartë vdekjesh.

Nga 44672 ratse të konfirmuara ka pasur 1023 vdekje, me një vdekshmëri prej 2,3%. SARS-i ka pasur një përqindje vdekshmërie prej 9.6% gjatë shpërthimit të tij në vitin 2003. MERS-i ndërkohë është edhe më fatal me 35% të rasteve që rezultojnë në vdekje, zbulon  CNN.

Pavarësisht vdekshëmrisë së ulët të tij, ritmet e përhapjes janë tmerrësisht shqetësuese.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco