Hiqe alarmin, zgjohu çdo mëngjes me muzikë!

Hiqe alarmin, zgjohu çdo mëngjes me muzikë!

14:23, 17/02/2020
A+ Aa A-

Ndjeheni të lodhur në mëngjes? Lloji i alarmit që përdorni mund të jetë arsyeja pse. Studiuesit australianë thonë se lloji i alarmit që përdorni mund të ndikojë se sa lehtë zgjoheni. Ky hulumtim mund të ndihmojë njerëzit në shumë mënyra, fillimisht të zgjohen shpejt dhe të jenë vigjilent.

Në fakt, hulumtimi tregon që nëse po përdorni një ton të bezdisshëm, të ashpër për të zgjuar veten tuaj, ai në të vërtetë mund të funksionojë kundër jush, duke ju lënë të ndjeheni të këputur dhe të mërzitur. Një alarm më melodik mund t'ju ndihmojë të ndiheni më vigjilent. Studimi, i cili u botua në revistën PLoS One, përfshiu 50 vetë. Secilit person iu dha një pyetësor që ata mund të plotësonin në mënyrë anonime në shtëpi.

Të anketuarit u pyetën për llojin e tingullit që ata preferuan të zgjoheshin, si ndiheshin ata me atë tingull dhe si ndiheshin pas zgjimit. Një melodi perceptohet si një "entitet artikulues ose frazë muzikore", tha njëri nga studiuesit për revistën PLoS One.

Një shembull që ai dha me një ton melodik alarmi është kënga e Madonnës "Borderline". Kjo është në kontrast me një alarm që përsërit një tingull të vetëm, si një orë me zile tradicionale, ose një alarm që është akorduar në një stacion radio . Një alarm i tipit "beep beep" mund të shkaktojë ankth dhe të nxisë konfuzion, ndërssa muzika qetëson nervat dhe i bën ato të reagojnë në mënyrën më të mirë./g.s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco