Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Europë

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Europë

11:32, 15/02/2020
A+ Aa A-

Një turist kinez ndërroi jetë në Francë, duke u bërë kështu viktima e parë e koronavirusit jashtë Azisë. Viktima është një 80-vjeçar nga provinca Hubei e Kinës, e njohur edhe si epiqendra e sëmundjes.

Sipas BBC, ai kishte mbërritur në Francë më 16 janar dhe ishte vendosur në karantinë më 25 janar.

Vetëm tre raste vdekjesh janë shënuar jashtë Kinës- në Hong Kong, Japoni dhe Filipine. Megjithatë, më shumë se 1500 persona kanë vdekur nga virusi në Kinë, shumica në provincën Hubei. Në total numri i të prekurve nga sëmundja ka shkuar në 66.492 raste.

Franca ka konfirmuar 11 raste me sëmundjen. Gjashtë prej tyre janë në spital. Edhe vajza e viktimës është infektuar nga sëmundja, por mendohet se do të shërohet.

Jashtë Kinës janë shënuar 500 raste me koronavirus në 24 vende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco