Përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme për koronavirusin

Përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme për koronavirusin

20:02, 12/02/2020
A+ Aa A-

Qarkullojnë kaq shumë lajme për koronavirusin e ri dhe shumë prej tyre vetëm sa e shtojnë panikun te qytetarët. Një ekspert nga Hong Kongu tha dje se virusi rrezikon të prekë 65 përqind të njerëzve në planet. Kurse një tjetër sot tha se çdo vend do të preket nga sëmundja. BBC dhe ekipi i saj i ekspertëve iu përgjigj disa prej pyetjeve më kryesore që bëjnë lexuesit.

A mund të transmetohet koronavirusi përmes gjërave të tilla si doreza e derës?

Nëse një i infektuar kollitet mbi dorezë dhe prek diçka, ajo sipërfaqe mund të kontaminohet. Dorezat e dyerve janë shembulli më i mirë i rrezikut. Por nuk dihet akoma se sa mund të jetojë ky koronavirus i ri në sipërfaqe të tilla. Ekspertët thonë se disa orë, por gjëja më e mirë është që të lani duart.

A ndikon temperatura dhe klima te transmetimi i koronavirusit?

Ne kemi akoma shumë për të mësuar për këtë virus. Nuk dihet se si ndikojnë temperaturat sezonale te përhapja e koronavirusit. Disa viruse, si gripi, ndjekin një model sezonal, duke kapur kulmin në muajt e ftohtë. Por MERS, një virus i familjes së koronaviruseve, u përhap më shumë gjatë muajve të ngrohtë.

Pasi të kalosh njëherë koronavirusin, a bëhesh imun?

Kur njerëzit shërohen nga një infeksion, trupi i tyre ka njëfarë kujtese se si mund të luftohet virusi nëse e has sërish. Imuniteti nuk është diçka që zgjat shumë dhe totalisht eficent. Mbi të gjitha, ai ulet me kalimin e kohës. Nuk dihet sesa zgjat imuniteti pas infeksionit.

Cili është dallimi mes një koronavirusi dhe gripit?

Koronavirusi dhe gripi kanë simptoma të ngjashme, duke e bërë të vështirë diagnostikimin pa një testim. Simptomat kryesore të koronavirusit janë ethet dhe kolla. Gripi ka të tjera simptoma si dhimbje muskujsh dhe fyti. Kurse njerëzit me koronavirus kanë ndërprerje të frymëmarrjes herë pas here.

A i rikthehen shëndetit të plotë njerëzit që janë prekur nga koronavirusi?

Po. Shumë nga të prekurit do të përjetojnë vetëm simptoma të buta dhe shumica e tyre pritet që të shërohen plotësisht. Megjithatë, ai përbën rrezik sidomos për të moshuarit dhe ata me probleme të tjera si kancer apo diabet, dhe për sistemet e dobëta imunitare. Ekspertët thonë se duhet një javë që të marrësh veten nga simptomat e koronavirusit.

A ka një arsye se përse këto viruse dalin në Kinë?

Po. Popullsia e madhe dhe jetesa pranë kafshëve. Koronavirusi me siguri ka ardhur nga një kafshë- një lakuriq, edhe pse nuk dihet nëse ai ka qenë burimi. SARS erdhi nga lakuriqët po ashtu.

A mund të vaksinohesh për të parandaluar sëmundjet respiratore?

Për momentin nuk ka asnjë vaksinë që mund të mbrojë njerëzit nga ky tip koronavirusi, por shkencëtarët po përpiqen që të prodhojnë një të tillë. Është një virus i ri, i paparë nga njerëzit më parë, çka do të thotë se mjekët kanë akoma shumë për të mësuar për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco