Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Koronavirusi/ Qeveria e shpall kërcënim, një biznesmen vendos ‘rekord’...

Koronavirusi/ Qeveria e shpall kërcënim, një biznesmen vendos ‘rekord’...

09:08, 10/02/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe e shpalli koronavirusin një kërcënim serioz dhe të rrezikshëm për shëndetin publik. Numri i viktimave nga sëmundja ka shkuar në 908, kurse të prekurit i kanë kaluar 40 mijë raste.

Ndërkohë një biznesmen britanik është etiketuar nga mediat si super-shpërndarës i sëmundjes pasi ka infektuar shumë të tjerë.

Ai e mori virusin në Singapor. Megjithatë biznesmeni rreth të 50-ave vazhdoi udhëtimin e tij drejt Francës, ku u ndal në një resort skish. Aty mendohet se ia kaloi virusin pesë personave.

Më pas mori avionin e mbushur plot nga Gjeneva drejt Londrës. Kur mbërriti në shtëpi, doli edhe në një pub për të pirë birrë.

Qindra njerëz po testohen kudo që ai ka lënë gjurmë. Ekziston frika se ai ka infektuar të paktën edhe shtatë persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco