E rëndë! 12 vjeçarja vdes pas 'prerjes' së organit gjenital, arrestohen prindërit dhe...

E rëndë! 12 vjeçarja vdes pas 'prerjes' së organit gjenital, arrestohen prindërit dhe...

17:51, 31/01/2020
A+ Aa A-

 Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur në Egjiptin jugor, pasi prindërit e saj e çuan atë te një mjek që kryente gjymtimin e organit gjenital të femrave.

Vdekja e vajzës, ngjarje e ndodhur në provincën e Assiut, bëri që prokurori publik i Egjiptit të urdhërojë arrestimet e prindërve dhe mjekut që kreu procedurën, i njohur si “rrethprerja e grave”.

Praktika është kundër ligjit në Egjipt si dhe e ndaluar në fenë ismale, por mbetet i përhapur në rajon, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për ta shuar atë.

Që nga mesi i viteve ‘90, Egjipti po lufton me praktikën shekullore, e cila gabimisht besohet se kontrollon seksualitetin e grave.

Në vitin 2008, një ligj që ndalon prerjen e organeve gjenitale femërore u miratua në Parlament, me gjithë kundërshtimin e fortë nga zërat konservatorë.

Një studim i qeverisë për vitin 2015 zbuloi se 87% e grave dhe vajzave egjiptiane të moshës midis 15 dhe 49 vjeç janë rrethprerë.

““Shumë më shumë vajza egjiptiane do të detyrohen t’i nënshtrohen procedurës dhe shumë prej tyre do të vdesin, për sa kohë që nuk ka një strategji të qartë nga shteti dhe një kriminalizim të vërtetë të praktikës”, shprehet Amel Fahmy, drejtori menaxhues i ‘Tadwein Gender Research Center’.

Në vitin 2016, ligjvënësit miratuan ndryshime në ligj, duke ripërcaktuar gjymtimin e organeve gjenitale femërore (Female Genital Mutilation) nga një kundërvajtje, për të cilën shkelësit zakonisht dënohen deri në dy vjet burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco