Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Dorashka e fletë shpjeguese, ja ‘supermasat’ për koronavirusin në Muriqan

VIDEO/ Dorashka e fletë shpjeguese, ja ‘supermasat’ për koronavirusin në Muriqan

13:20, 31/01/2020
A+ Aa A-

Shqipëria ka marrë masa në lidhje me pandeminë botërore të koroaavirusit që ka shpërthyer në Kinë.

Ndërsa propaganda është shumë e madhe, se vendi ynë ka mundësi të përballojë rastet, në fakt realiteti është shumë ndryshe.

Në doganën e Muriqanit është ngritur një qendër për kontrollin e njerëzve që hyjnë në Shqipëri, kryesisht personave që vijnë nga Azia.

Por në dhomën e kontrolleve gjen vetëm disa fletë shpjeguese dhe dorashka për ti vendosur në duar, ndërsa mjekët dhe infermierët kanë vendosur nga një maskë mbrojtëse.

Udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga territori ynë ju shpërndahen broshura informuese dhe kryhen testet mjekësore.

Kujtojmë këtu që paraditen e së mërkurës në pikën tjetër kufitare të Hanit të Hotit u ndaluan dhe u ushtruan kontrolle shëndetësore ndaj 9 turistëve kinezë që vinin nga vendet e bashkimit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco