Dhoma speciale për koronavirusin në dogana, verifikim çdo qytetari nga Azia

Dhoma speciale për koronavirusin në dogana, verifikim çdo qytetari nga Azia

11:22, 31/01/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe në Shqipëri u ngrit nja Task Force, e cila do të marrë masa parandaluese kundër koronavirusit.

Drejtoritë e Shëndetit publik prej ditës se djeshme kanë vendosur në terren grupe mjekësh specialist, të cilët do të verifikojnë çdo shtetas të vendeve aziatike sidomos të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.

Grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve, intervistimit nga policë të trajnuar, së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara.

Deri tani nga dogana e Kapshticës ka hyrë në territorin tonë vetëm një shtetase japoneze, e cila pas verifikimit nga grupi i mjekëve, nuk rezultoi të kishte simptoma gripi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco