Koronavirusi godet edhe Britaninë, dy të prekur nga një familje

Koronavirusi godet edhe Britaninë, dy të prekur nga një familje

11:17, 31/01/2020
A+ Aa A-

Dy persona në Angli janë diagnostikuar me koronavirus. Pacientët janë anëtarë të së njëjtës familje dhe janë personat e parë në Britani të diagnostikuar me këtë virus.

Për identitetin e tyre nuk janë dhënë shumë detaje.

Të paktën 213 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, shumica e tyre në rajonin e Hubeit në Kinë.

Në 18 vende të tjera janë shënuar 98 raste me virusin.

Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën mjekësore globale për koronavirusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco