Çfarë i bën koronavirusi trupit? Kush rrezikon të vdesë?

Çfarë i bën koronavirusi trupit? Kush rrezikon të vdesë?

20:12, 30/01/2020
A+ Aa A-

Nga James Gallagher, BBC

Lufta kundër koronavirusit të ri ka qenë një betejë kundër të panjohurës për mjekët. Si e sulmon trupin ai? Cilat janë simptomat e plota? Kush ka më shumë rrezik që të vdesë? Si trajtohet? Tani, disa dëshmi nga mjekët në vijën e parë të epidemisë në spitalin Jinyintan në Wuhan mund të ofrojnë përgjigje. Një analizë e detajuar e 99 pacientëve të parë të trajtuar është publikuar në revistën mjekësore Lancet.

Sulm mushkërive

Të gjithë 99 pacientët e dërguar në spital kishin pneumoni- mushkëritë e tyre ishin të inflamuara dhe qeskat e vogla ku lëviz oksigjeni nga ajri në gjak, po mbusheshin me ujë.

Simptoma të tjera ishin:

82 kishin ethe

81 kishin kollë

31 kishin probleme në frymëmarrje

11 kishin dhimbje muskulore

9 kishin konfuzion

8 kishin dhimbje koke

5 kishin dhimbje fyti

Vdekjet e para

Dy pacientët e parë që vdiqën ishin në dukje të shëndetshëm, megjithëse ishin duhanpirës prej kohësh dhe kjo ua kishte dobësuar mushkëritë.

I pari, një burrë 61-vjeçar, kishte pneumoni të rëndë kur mbërriti në spital. Ai kishte probleme në frymëmarrje, domethënë mushkëritë e tij nuk ishin në gjendje të siguronin oksigjen të mjaftueshëm për organet e tij që të mbahej trupi i gjallë. Pavarësisht se u vu në ventilator, mushkëritë e tij dështuan dhe zemra i ndaloi së rrahuri. Ai vdiq 11 ditë pasi u pranua në spital.

Pacienti i dytë, një 69-vjeçar, kishte po ashtu sindromën e shqetësimeve akute në frymëmarrje. Atij iu bashkëngjit një mushkëri artificiale, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ai vdiq nga pneumonia e rëndë dhe shoku septik kur presioni i gjakut i ra.

Të paktën 10 përqind vdesin

Deri në 25 janar, nga 99 pacientët:

57 ishin akoma në spital

31 janë liruar

11 kishin vdekur.

Kjo nuk do të thoë se shkalla e vdekshmërisë së sëmundjes është 11 përqind, megjithëse disa që janë akoma në spital mund të vdesin dhe të tjerë me simptoma më të buta mund të mos përfundojnë në spital.

Punonjësit e tregut

Kafshët e gjalla të shitura në tregun e ushqimeve të detit Huanan mendohet se janë burim i infeksionit, i quajtur 2019-nCoV.

49 nga 99 pacientë kishin një lidhje direkte me tregun:

-47 punonin atje si menaxherë ose shitës

-Dy ishin blerës.

Burrat në mesomoshë preken më keq

Shumica e 99 pacientëve janë në moshë të mesme, me një moshë mesatare 56 vite. Shumica e tyre, 67 ishin burra. Sidoqoftë, të dhënat më të fundit sugjerojnë një ndarje edhe më të barabartë gjinore.

Ekzistojnë dy shpjegime për këtë:

-Burrat mund të kenë më shumë të ngjarë që të jenë sëmurë rëndë dhe kanë pasur nevojë për trajtim spitalor

-Burrat, për arsye sociale dhe kulturore, kanë pasur më shumë ekspozim ndaj virusit.

Dr. Li Zhang, në spital, thotë: “Ndjeshmëria më e ulët e femrave ndaj infeksioneve virale i atribuohet mbrojtjes nga kromozomi X dhe hormonet seksuale, që luajnë një rol të rëndësishëm në imunitet”.

Dhe ata që kishin sëmundje të tjera

Shumica e 99 pacientëve, që kishin sëmundje të tjera, mund t’i ketë bërë ata më vulnerabël ndaj virusit për shkak të imunitetit më të dobët.

40 kishin zemër të dobët ose enë gjaku të dëmtuara për shkak të sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru

12 pacientë kishin diabet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco