Virusi shkon në çdo rajon/ Studentja në Wuhan: Do vdesim për bukë

Virusi shkon në çdo rajon/ Studentja në Wuhan: Do vdesim për bukë

09:29, 30/01/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 170. Tashmë sëmundja ka mbërritur në çdo rajon të Kinës, raporton BBC. Së fundmi u konfirmua edhe një rast në Tibet. Në total janë 7711 raste të konfirmuar në vend. Infeksioni është shpërndarë edhe në 15 vende të tjera.

Epiqendra e virusit është qyteti me 11 milionë banorë, Wuhan.

Një studente nga Tajlanda, e cila ka ngecur në qytetin fantazmë, tha se ekziston frika se mund të vdesin për bukë. Pasnicha Krutdamrongchai, që studion në Universitetin e Wuhan-it, iu lut autoriteteve që ta evakuojnë.

“Nuk kemi ushqim mjaftueshëm për shkak se nuk kemi grumbulluar paraprakisht sepse izolimi erdhi në mënyrë të beftë. Nuk mund të dalim jashtë, por edhe kur dalim, supermarketeve po u mbaron ushqimi”.

Ajo tha se nuk e di nëse do vdesë nga sëmundja apo nga mungesa e ushqimit.

Shumë vende kanë nisur aksionin për të tërhequr banorët e ngecur në Wuhan. Pasi të largohen nga ky qytet, ata i nënshtrohen karantinës në vendet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco