Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çfarë janë viruset? Si shpërndahen? Çfarë është pandemia?

Çfarë janë viruset? Si shpërndahen? Çfarë është pandemia?

12:39, 28/01/2020
A+ Aa A-

Nga Rosalind Eggo, BBC

Çfarë është virusi?

Virusi është një koleksion shumë i vogël me proteina dhe material gjenetik.Në botë ka shumë e shumë viruse dhe një, të cilin shumë njerëz e marrin çdo vit, është influenca, ose gripi, që infekton 10 deri 20 përqind të popullsisë së Britanisë çdo vit.

Si shpërndahet një virus?

Diçka si gripi përhapet kur njerëzit teshtijnë ose kolliten dhe virusi shpërndahet nga një person te tjetri. Ose kur lënë materiale të infektuara nëpër sipërfaqe, siç është mukoza e infektuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që të lani duart. Ka edhe të tjerë viruse që përhapen nga kontakti direkt, kur njerëzit përqafohen ose puthen. Ka dhe viruse që shpërndahen nga kontakti seksual, siç është HIV.

Ku dallojnë endemia, epidemia dhe pandemia?

Një infeksion endemik është një infeksion që është prezent në një zonë gjatë gjithë kohës, nga viti në vit. Një i tillë mund të jetë lija e dhenve, që ndodh çdo vit. Ose në disa pjesë të Afrikës, malaria është një infeksion endemik.

Një epidemi është kur shohim shtimin e rasteve, të pasuar nga një kulm dhe më pas rënia. Ne shohim një epidemi të gripit çdo vit në Britani, kur nisin të shtohen rastet në vjeshtë dhe dimër, një kulm dhe më pas epidemia largohet.

Një pandemi është një epidemi që ndodh kudo në botë, pak a shumë në të njëjtën kohë. Kështu, në vitin 2009, ne patëm një pandemi gripi që nisi në Meksikë dhe ajo epidemi u shpërnda nëpër botë dhe shkaktoi një pandemi gripi.

Si shpërndahet një pandemi?

Njerëzit udhëtojnë nëpër botë dhe është e mundur që infeksioni të qëndrojë në vendet ku ka mbërritur. Kështu krijohet pandemia.

Çfarë bëjnë vaksinat?

Vaksinat e lejojnë trupin tonë që të shohë se si duket një virus ose një bakter përpara se ta takojmë me të vërtetë. Nëse, dhe kur ne e takojmë atë virus apo bakter, trupat tanë janë në gjendje që të krijojnë një përgjigje të shpejtë dhe të fortë.

A është bota e përgatitur për një pandemi?

Bota është më e përgatitur se kurrë më parë. Shkencëtarët, shtetet, agjencitë e shëndetit publik si Organizata Botërore e Shëndetësisë, punojnë ngushtë së bashku për të siguruar që ne jemi gati nëse do ketë një pandemi të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco