Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

I prekuri nga koronavirusi ishte dje në punë, ja si e mori infeksionin

I prekuri nga koronavirusi ishte dje në punë, ja si e mori infeksionin

11:20, 28/01/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Bavarisë në Gjermani ka konfirmuar rastin e parë me sëmundjen e koronavirusit në këtë vend.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga rajoni i Shtarnbergut.

Ky është rasti i parë jashtë Azisë i kalimit të virusit nga njeriu te njeriu.

Gazeta BILD shkruan se gjermani e ka marrë virusin nga një grua kineze, e cila po vizitonte Gjermaninë si e ftuar në një kurs trajnimi të kompanisë Webasto.

Pacienti në Gjermani është nën monitorim të rreptë mjekësor dhe totalisht i izoluar.

Nën monitorim janë edhe 40 personat, me të cilët dyshohet se ka pasur kontakte.

Shokues është fakti se i prekuri nga sëmundja ishte në punë edhe të hënën. Autoritetet po shqyrtojnë se me kë ka pasur ai kontakte. Po ashtu po kërkohen të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakte me gruan e infektuar kineze. Ajo ishte në Gjermani nga data 19 deri 23 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco