Paralajmërimi i ekspertëve: Koronavirusi nuk do vdesë deri në verë

Paralajmërimi i ekspertëve: Koronavirusi nuk do vdesë deri në verë

09:28, 28/01/2020
A+ Aa A-

Shpërthimi i koronavirusit, që po përfshin mbarë botën dhe ka vrarë të paktën 106 persona, do të zgjasë për disa muaj. Shkencëtarët druhen se virusi nuk do të zhduket të paktën deri në verë.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët kanë paralajmëruar se virusi i paparë ndonjëherë më parë, do të prekë dhjetëra-mijëra persona. 

Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se do duhuen të paktën dy muaj përpara se të kenë një vaksinë gati për këtë infeksion.

Sëmundja po përparon në vende të tjerë dhe Gjermania u bë shteti i radhës që njoftoi se ka regjistruar një rast.

Profesor David Fisman tha se skenari më i mirë është që virusi të vdesë pasi të nisë vera.

Të tjerë ekspertë kanë bërë paralajmërimin e frikshëm: “Nuk është diçka që do zhduket javën ose muajin tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco