Koronavirusi/ Doktoresha qan dhe ulërin, qyteti duket si fantazmë

Koronavirusi/ Doktoresha qan dhe ulërin, qyteti duket si fantazmë

20:24, 27/01/2020
A+ Aa A-

Pamjet që vijnë nga qyteti i Wuhan-it në Kinë nuk kanë nevojë për shumë koment.

Epiqendra e koronavirusit ka 11 milionë banorë. Por gjysma e kanë braktisur qytetin. Të tjerët që kanë mbetur, thuajse nuk dalin në rrugë.

Kjo video e bërë nga një turiste amerikane, tregon qytetin-fantazmë.

Por një tjetër video nga Wuhan-i po bën xhiron e rrjetit. Ajo tregon një mjeke të ezauruar, e cila nis të qajë dhe të ulërijë.

“Nuk duroj më, nuk duroj më”, dëgjohet ajo të ulërasë, pasi ka punuar ditë e natë për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi.

Kaq shumë të zënë me punë janë mjekët në Wuhan, sa raportohet se kanë nisur të mbajnë veshur pampersa, sepse nuk kanë kohë as të shkojnë në banjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco