Kina jep alarmin: Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat

Kina jep alarmin: Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat

11:44, 26/01/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat, çka e bën kufizimin e tij shumë të vështirë. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët kinezë, raporton BBC. Pa simptomat e sëmundjes, një njeri nuk e di që e ka virusin, por mund ta përhapë atë me lehtësi.

Mendohet se 56 njerëz kanë humbur jetën nga virusi. Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei tha përpara reporterëve se aftësia e virusit për t’u përhapur duket se po forcohet.

Provinca e Hubeit në Kinë është izoluar plotësisht. Qyteti Wuhan, prej nga e ka origjinën virusi, i ngjan një qyteti fantazmë. Njerëzit nuk para lëvizin nga banesat, kurse kontrollet e rrepta në rrugë nga ushtria dhe policia të krijojnë idenë e një filmi apokaliptik.

Të dielën, zyrtarët kinezë thanë se kanë vendosur të bllokojnë shitjen e çdo kafshe të egër në vend.

Mendohet se virusi e ka origjinën prej tyre. Ka spekulime se virusi kaloi nga një lakuriq te njeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t26/01/2020 12:03

Po eksperti amerikan, qe thote se virusi eshte pasoje e laboratorit te armeve biologjike qe ndodhet ne ate qytet,ja fut kot.Po qe e vertete nami, u befte te keta verdhacuket qe duan te behen superfuqi me parti komuniste.

Shto koment

Denonco