Lakuriqë dhe gjarpërinj për ushqim/ Dalin fotot e tregut të virusit

Lakuriqë dhe gjarpërinj për ushqim/ Dalin fotot e tregut të virusit

09:08, 26/01/2020
A+ Aa A-

Janë publikuar për herë të parë fotot nga tregu ushqimor në qytetin e Vuhanit, prej nga mendohet se e ka origjinën edhe virusi që po terrorizon jo vetëm Kinën, por mbarë botën. Tregu shërben për të shitur kafshë ekzotike, të cilat përdoren për ushqim.

Mes tyre shumë brejtës, gjarpërinj dhe lakuriqë nate. Pikërisht nga një i tillë mendohet se ka ardhur edhe koronavirusi.

Njerëzit në Kinë mendojnë se duke ngrënë të tilla kafshë të pazakonshme, mund të shërojnë një seri sëmundjesh, duke nisur që nga impotenca mashkullore e deri te kanceri.

Pavarësisht se është ilegale të shesësh kafshë të tilla të gjalla, tregjet janë të mbushura. Shpërthimi i virusit ka bërë që të shtohen thirrje për të ndaluar tregtinë me të tilla krijesa ekzotike.

Edhe shpërthimi i SARS para dy dekadash mendohet se erdhi nga kafshë të tilla. Për më tepër, konsumi i tyre po sjell edhe zhdukjen në masë të këtyre kafshëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Mehmet26/01/2020 11:10

    This people which eat this tipe of meat in this very derti conditions are Evell.

    Shto koment

    Denonco