VIDEO/ Disa studentë shqiptarë në qytetin më të prekur në Kinë, ja gjendja e tyre

VIDEO/ Disa studentë shqiptarë në qytetin më të prekur në Kinë, ja gjendja e tyre

12:29, 25/01/2020
A+ Aa A-

Duke folur për SYRI TV, gazetari shqiptar që jeton në Kinë, Edison Myrteza ka treguar se janë disa studentë shqiptarë që jetojnë në zonën e Huan, që është edhe qyteti më i prekur nga koronavirusi i frikshëm.

Sipas Myrteza, deri më tani gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë.

Gazetari tregoi se 2 studentë nuk ndodhen në qytet pasi kanë ikur për shkak të pushimeve të Vitit të ri kinez.

‘Ky është një qytet studentor, ka numrin më të madh të numrit të universiteteve në botë.

Në këtë qytet janë edhe disa studentë shqiptarë, në Huan, në qytetin më të prekur në Kinë.

Unë kam komunikuar me ta, pasi i njoh dhe më kanë treguar se 2 prej tyre nuk ndodhen në qytet, pasi janë larguar për shkak të pushimeve të Vitit të ri kinez. Nuk dihet nëse janë kthyer në Shqipëri, apo janë duke bërë turizëm.

Ndërsa dy studentët e tjerë që ndodhen në Huan, më kanë thënë se janë gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se janë duke zbatuar rregullat strikte të vendosura nga autoritetet.

Deri më tani nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e tyre shëndetësore’, ka thënë gazetari Edison Myrteza për SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Serveti25/01/2020 15:47

me duket se kina e ngreni....

Shto koment

Denonco