Koronavirusi mbërrin në Europë? Shihni si e transportojnë pacientin

Koronavirusi mbërrin në Europë? Shihni si e transportojnë pacientin

18:58, 22/01/2020
A+ Aa A-

Virusi vrastar kinez mund të ketë mbërritur edhe në Europë. Daily Mail ka dyshime se virusi mund të ketë ardhur në Britani. Para pak ditësh u lajmërua se virusi mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Shkencëtarët mendojnë se mbi 10 mijë njerëz janë prekur në qytetin Vuhan të Kinës nga virusi. Deri më tani raportohet për 17 viktima.

Një video në rrjetet sociale tregon se si një pacient i prekur nga sëmundja, transportohet me një tub plastik në Kinë. Shoqëruesit janë të veshur me kostume dekontaminimi.

Sëmundja e rëndë prek mushkëritë dhe shkakton pneumoni. Mendohet se ajo ka nisur në një treg për kafshë dhe peshq.

Koronavirusi aktual ngjan me virusin SARS që vrau qindra persona në Kinë para disa vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco