Virusi i frikshëm/ Turisti britanik po lufton për jetën, trefishohen rastet

Virusi i frikshëm/ Turisti britanik po lufton për jetën, trefishohen rastet

11:24, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një turist britanik po lufton për jetën në Tajlandë pasi dyshohet se u prek nga koronavirusi që po përhapet me shpejtësi në Kinë. Ai mendohet se është viktima e parë perëndimore, i prekur nga kjo sëmundje.

Ash Shorley, 32 vjeç, është në gjendje kritike në një spital në Phuket. Ai u prek nga infeksioni në mushkëri teksa vizitonte ishullin Koh Phi Phi.

BBC raporton se numri i të prekurve nga virusi është trefishuar gjatë fundjavës. Virusi i përhapur në Kinë ngjan me SARS. Qindra persona janë prekur që nga dhjetori.

Virusi ka nisur të shpërndahet edhe në vende të tjera. Deri më tani, virusi ka shkaktuar tre viktima.

Autoritetet druhen se sëmundja do të përhapet tashmë që do festohet Viti i Ri Kinës dhe miliona njerëz do të udhëtojnë.

Koronavirusët mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga e ftohura e lehtë deri tek vdekja. Ky virus i ri është diku në mes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco