Virusi misterioz/ Vdes edhe pacienti i dytë

Virusi misterioz/ Vdes edhe pacienti i dytë

08:40, 17/01/2020
A+ Aa A-

Një person i dytë humbi jetën nga koronavirusi në Kinë, mes frikës se sëmundja mund të përhapet në planet. Sipas Daily Mail, viktima e dytë është një 69-vjeçar. Trajtimet mjekësore nuk e mbajtën dot në jetë.

Lajmi vjen në kohën kur mësohet se virusi ka dalë jashtë Kinës, pasi është prekur edhe një 30-vjeçar nga Japonia. Më herët u konfirmua edhe një paciente në Tajlandë.

Çdo virus i ri që del në skenë, duke i lënë pacientët me pneumoni, është gjithmonë shqetësues dhe zyrtarët e shëndetit në botë janë në nivel të lartë alarmi. Por a është ky një shpërthim që do zhduket apo këto janë shenja të diçkaje shumë më të rrezikshme?

Çfarë është ky virus?

Kampionët e virusit janë marrë nga pacientët dhe janë analizuar në laborator. Zyrtarët në Kinë dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se është një koronavirus. Koronavirusët janë një familje e gjerë virusesh, por vetëm gjashtë prej tyre (shtatë me këtë të fundit), mendohet se infektojnë njerëzit. Koronavirusi SARS ka vrarë 774 njerëz nga 8 mijë të infektuar nga shpërthimi në Kinë.

A është serioz?

Koronavirusët mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga e ftohura e lehtë deri tek vdekja. Ky virus i ri është diku në mes.

Nga vjen?

Viruset e reja pikasen gjatë gjithë kohës. Ato kalojnë nga një specie- ku nuk dallohen- te njerëzit. SARS kaloi nga macet kivet tek njerëzit. Edhe MERS, që vrau 858 persona në vitin 2012, u përcoll nga gamiljet te njeriu.

Pse Kina?

Për shkak të madhësisë dhe dendësisë së popullsisë, por edhe për shkak të kontaktit të ngushtë me kafshët që kanë virusin.

A përhapet me lehtësi?

Ndoshta fakti i vetëm që na jep siguri në këtë shpërthim vjen për shkak se virusi duket se nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Ky është shqetësimi i madh me viruset e reja që infektojnë mushkëritë, për shkak se kolla dhe teshtima janë shumë ngjitëse. Megjithatë, disa ekspertë thonë se është akoma herët që të thuhet nëse do transmetohet nga njeriu te njeriu

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco