Shendeti/ Pirja e duhanit dyfishon rrezikun e depresionit dhe skizofrenisë

Shendeti/ Pirja e duhanit dyfishon rrezikun e depresionit dhe skizofrenisë

10:04, 06/11/2019

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe skizofrenisë, sipas një studimi.

Ekspertët e Universitetit të Bristol zbuluan se duhanpirësit përballen me gati dy herë rrezikun e zhvillimit të këtyre dy gjendje të shëndetit mendor.

Në studim u morën afro gjysmë milioni njerëz.

Akademikët thanë se nuk mund të provojnë se pirja e duhanit shkakton depresion ose skizofreni, duke paralajmëruar se vetëm gjetën shumë prova për t'i lidhur ato.

Rezultatet, e publikuara në revistën Psychological Medicine, gjithashtu tregoi se njerëzit që vuajnë nga këto dy gjendje kanë më shumë mundësi të fillojnë pirjen e duhanit.

Autori kryesor Dr Robyn Ëootton dhe ekipi i saj besojnë se nikotina pengon receptorët e dopaminës dhe serotoninës në tru.

Dopamina është një kimikat që ndodh në mënyrë natyrale dhe rregullon emocionet e njerëzve ndërsa serotoni, i njohur si 'kimikati i lumtur' kontribuon në mirëqenie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco