Shumica nuk e dinë se ekziston/ Një tip i ri diabeti mund të shkatërrojë jetën tuaj

Shumica nuk e dinë se ekziston/ Një tip i ri diabeti mund të shkatërrojë jetën tuaj

09:56, 06/11/2019
A+ Aa A-

Me mijëra njerëz diagnostikohen me diabet çdo ditë. Ajo cilësohet si sëmundja e shekullit dhe numri i personave të prekur shtohet në mënyrë të frikshme për shkak edhe të stilit të jetesës.

Shumica e të prekurve vuajnë nga diabeti i tipit 2. Por Daily Mail thotë se mijëra njerëz mund të jenë duke vuajtur nga një tip i fshehtë diabeti, për të cilin nuk ka shumë informacione. Bëhet fjalë për diabetin 1.5, i njohur edhe si diabeti autoimun latent.

Kjo nënkupton se personat e prekur mund të mos marrin trajtimin e duhur, çka rrezikon t’u sjellë atyre komplikime të tilla si sëmundje në zemër dhe probleme me sytë.

Të paktën 10 përqind e të prekurve me diabet 2, në të vërtetë mund të jenë me diabet 1.5.

Diabeti është një sëmundje që shkaktohet kur trupi nuk e përdor dot hormonin insulinë për të kthyer glukozën e ushqimit në energji për qelizat e trupit.

Kjo do të thotë se në gjak ka shumë glukozë, e cila shkakton lodhje dhe etje ekstreme. Nëse nuk kontrollohet, mund të sjellë komplikime serioze, përfshi humbje të shikimit, sëmundje të zemrës dhe probleme me veshkat.

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune, që do të thotë se shkaktohet kur trupi sulmon qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas, duke ndaluar prodhimin e hormonit.

Tipi 2 ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur insulina nuk punon siç duhet.

Ndërkohë tipi 1.5 ka tiparet e të dy diabeteve. Ai është diagnostikuar në mes të viteve ’70, por deri vonë nuk është njohur si formë hibride e diabetit.

Shkaqet nuk janë të qarta, edhe pse mendohet se genet luajnë një rol. Njerëzit me këtë tip diabeti nuk janë mbipeshë.

Pacientët diagnostikohen nga mosha 30 deri 50 vjeç dhe kanë të njëjtat simptoma: urinim i shpeshtë, etje dhe lodhje.

Mjekët thonë se trajtimi i tij duhet të jetë i ndryshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco