Keni nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak, shenjat, ja hapat që duhet të ndiqni

Keni nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak, shenjat, ja hapat që duhet të ndiqni

08:24, 30/10/2019

Hipoglicemia është një nga sëmundjet që prek nivelin e sheqerit në gjak, duke e ulur atë poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit. Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje janë të shumta, duke filluar që nga diabeti.

Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin shumë nivelet e sheqerit në trupin tuaj.

Simptomat e Hipoglicemisë

Uria e tepërt

Dridhje të trupit pa shkak

Djersitje

Ankth

Rrahje të çrregullta zemre

Irritim

Pagjumësi

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën e tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia. Kjo do të thotë që nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

Çfarë duhet të keni parasysh

Insulina njihet si motori që ndihmon trupin të djegë sheqerin dhe t’i dhurojë energji turpit. Mbipopullimi i saj mund të shkaktojë probleme në organizëm. Këshillohet që të konsumoni një dietë të pasur me fruta, perime karbohidrate dhe  proteina.

Në rastin e përsëritjes së këtyre simptomave këshillohuni me një mjek specialist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco