Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Operacioni i parë i kataraktit të syrit tek qentë, risi në tregun shqiptar, kryhet nga Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës 'Pets & Partners'

Operacioni i parë i kataraktit të syrit tek qentë, risi në tregun shqiptar, kryhet nga Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës 'Pets & Partners'

10:35, 29/10/2019
A+ Aa A-

Operacioni i parë i kataraktit të syrit tek qentë, një risi në tregun shqiptar, kryhet në vendin tonë nga Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës “Pets & Partners”.

Këtë fundjavë në Tiranë në ambientet e këtij spitali, të parit të këtij lloji në vendin tonë, tre qenushë nga Kosova dhe Shqipëria, patën fatin të ishin pacientët e parë, që iu nënshtruan operacionit të kataraktit në sy.

Profesori turk Dvm. Kamuran Pamuk, kirurg konsulent pranë Spitalit Ndërkombëtar Veterinar të Tiranës “Pets & Partners”, së bashku me ekipin e mjekëve shqiptarë të kësaj qendre të mjekësisë veterinare, kryen me sukses këto tre katarakte të syrit në qen. Operacionet ishin të suksesshme dhe pritet që brenda disa ditësh, qenushëve t’u kthehet shikimi.

Shumë shpejt pritet që Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës të ndërmarrë në bashkëpunim me konsulentët e tij nga Turqia dhe me ndihmën e aparaturave ekzaminuese të cilësisë më të lartë në vendin tonë në fushën e mjekësisë veterinare, edhe operacionin e parë të shtyllës kurrizore tek qentë dhe macet.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco