Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pagjumësia shton rrezikun për sulm në zemër

Pagjumësia shton rrezikun për sulm në zemër

23:34, 19/08/2019
A+ Aa A-

Sipas një hulumtimi, njerëzit që përballen me pagjumësi janë më të rrezikuar nga problemet kardiovaskulare, përfshirë sulmin në zemër.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që gjenetikisht janë më të ekspozuar ndaj pagjumësisë janë në rrezik më të madh të sulmit në zemër dhe sëmundjeve të arterieve koronare.

Hulumtuesit thonë se ky studim është në përputhje me gjetjet e mëparshme për lidhjen mes gjumit të paktë dhe problemeve kardiovaskulare.

“Nëse ne mund t’i përmirësojmë kushtet e gjumit dhe t’i mënjanojmë pengesat e tij, kjo do të thotë se mund ta zvogëlojmë rrezikun nga sulmi në zemër”, tha Hugh Markus, një ndër autorët e studimit që u krye në Universitetin e Kembrixhit.

Hulumtimi i ri mbështetet në gjetjet e mëparshme, sipas të cilave ekzistojnë rreth 250 variante gjenetike që e ngritin rrezikun për pagjumësi.

Studiuesit i analizuan të dhënat e pothuajse 400 mijë personave për ta hulumtuar gjendjen e sistemit kardiovaskular dhe lidhjen e saj me pagjumësinë, shkruan “The Guardian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco