Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

ALARMI/ Habisin mjekët: ‘Mos bëni 'Selfie', ato po shkaktojnë probleme serioze me shëndetin mendor’

ALARMI/ Habisin mjekët: ‘Mos bëni 'Selfie', ato po shkaktojnë probleme serioze me shëndetin mendor’

20:43, 08/08/2019
A+ Aa A-

E keni pyetur ndonjëherë veten se ç'bënin njerëzit para se të shpikeshin ''selfies", ose vetëshkrepjet? Nuk ka nevoja për t'u menduar gjatë, lejonin të tjerët t'i fotografonin ashtu siç ishin pa menduar se ç'filtër apo ç'sfond do të zgjidhnin dhe për ironi të fatit ishin më të lumtur se sot. Rrjetet sociale kanë ndryshuar jo vetëm komunikimin mes njerëzve apo vetëvlerësimin, por po ndikojnë negativisht edhe tek shëndeti mendor, thuhet në një nga studimet e fundit të publikuara në “Natural Soulution Magazine”.

Sipas autorëve të këtij studimi, njerëzit që bëjnë shumë selfies janë egocentrikë në kërkimi të aprovimit të të tjerëve, kjo gjë lidhet me narcisizmin, një çrregullim personaliteti që po prek gjithmonë e më shumë njerëz në të gjithë botën. Njerëzit me çrregullim narcisistik të personalitetit karakterizohen nga ndjenja të ekzagjeruara të rëndësisë së vetvetes dhe demonstrojnë madhështi në besimin dhe sjelljen e tyre.

Në thelb, një “po” në mediat sociale rrit egon tonë, na bën të habitemi dhe na bën të ndihemi më mirë për veten tonë. Pra, çfarë ndodh? Ndodh që për të marrë të famshmen “Më pëlqen” shumë njerëz projektojnë në internet një version të idealizuar të vetes, duke ushqyer personin që ata dëshirojnë të jenë dhe jo atë që ata vërtet janë. Po ashtu ky hulumtim ka treguar, se meshkujt kanë më shumë tendenca për sa i përket zhillimit të këtij problemi, sesa gratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco