Pija me të cilën mund të ulni presionin e lartë të gjakut dhe të zhbllokoni arteriet

Pija me të cilën mund të ulni presionin e lartë të gjakut dhe të zhbllokoni arteriet

19:59, 01/08/2019
A+ Aa A-

Hudhra njihet si  burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.

Në anën tjetër, xhenxhefili është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin sistemin imunitar.

Limoni, ndërkohë, balancon nivelet e pH-së, funksionon si detoksifikues për trupin tuaj, si dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Receta e përgatitjes së pijes:

Përbërësit:

2 litra ujë,

4 limona,

4 cm rrënjë xhenxhefili,

4 thelpinj të hudhrës.

Përgatitja:

Limonin, xhenxhefilin dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla.

Që të gjithë përbërësit më pas i fusni në blender, për të arritur një përzierje homogjene.

Hidheni lëngun e fituar në një enë me ujë dhe lëjeni enën në shporet elektrik në nxehtësi mesatare.

Pas pak minutash, largojeni atë nga ngrohësi elektrik dhe lëjeni të ftohet.

Sapo të ftohet, vendoseni në frigorifer. Konsumoni një gotë nga kjo në mëngjes dhe para gjumit.

Falë saj, shëndeti i arterieve do përmirësohet dukshëm, si dhe shtypja e gjakut do të stabilizohet në kohë rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco