Shkencëtarët francezë: Pijet me sheqer shtojnë rrezikun për kancer

Shkencëtarët francezë: Pijet me sheqer shtojnë rrezikun për kancer

12:42, 11/07/2019
A+ Aa A-

Pijet me sheqer - përfshirë lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara - mund të rrisin rrezikun e kancerit, thonë shkencëtarët francezë.

Lidhja mes kancerit dhe pijeve të ëmbla është sugjeruar nga një studim, i botuar në 'Gazetën Mjekësore Britanike', që ndoqi më shumë se 100,000 njerëz për pesë vjet. Ekipi në Universitetin e Sorbonës në Paris pretendon se ndikimi i niveleve të larta të sheqerit në gjak mund të jetë një shkak që duhet të fajësohet për rritjen e rrezikut të kancerit. Megjithatë, studimi është larg nga prova përfundimtare dhe ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë kërkime.

Cilat konsiderohen pije me sheqer?

Studiuesit i përcaktuan ato si pije me më shumë se 5% sheqer. Kjo përfshin lëngje frutash (edhe pa sheqer të shtuar), pije të buta, milkshakes të ëmbla, pije energjike dhe çaj ose kafe me sheqer të trazuar.

Ekipi po ashtu analizoi edhe pije dietike duke përdorur ëmbëltues artificialë me zero kalori në vend të sheqerit, por nuk gjeti lidhje mes këtyre pijeve dhe kancerit.

Sa i madh është rreziku i kancerit nga konsumi i pijeve të ëmbla?

Studimi arriti në përfundimin se pirja e një sasie 100 ml pije me sheqer në ditë  rreth dy kanoçe në javë do të rriste rrezikun e zhvillimit të kancerit me 18% tek çdo individ.

Për çdo 1.000 njerëz në studim, ka pasur 22 raste të identifikuara me kancer. Pra, nëse të gjithë pinë një sasi prej 100 ml në ditë, do të rezultonin raste të tjera me kancer me një shifër të tillë si 26 persona në 1,000 për pesë vjet, sipas studiuesve.

"Megjithatë, kjo supozon se ekziston një lidhje e vërtetë shkakësore midis konsumit të pijeve me sheqer dhe zhvillimit të kancerit dhe kjo ende ka nevojë për kërkime të mëtejshme", - tha Dr Graham Wheeler, një statistikant i lartë në Cancer Research UK.

Nga 2,193 tumoret e gjetura gjatë studimit, 693 ishin kancer të gjirit, 291 ishin kancer të prostatës dhe 166 ishin kancer kolorektale.f.h/SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco