FOTO/ Përgatituni për verën me këto gatime të shijshme dhe të shpejta

FOTO/ Përgatituni për verën me këto gatime të shijshme dhe të shpejta

09:10, 04/06/2019
A+ Aa A-

Me afrimin e verës ne kemi nevojë për sa më shumë ide për përgatitjen e ushqimeve të shpejta me sa më pak kalori dhe sa më të shëndetshme.

Më poshtë janë disa ide se si mund të realizojmë diçka të tillë:

1. Barbekju e madhe britanike

blini një sasi të madhe hamburger prej pule dhe nxirrini nga frigoriferi 24 orë përpara se t’i gatuani.

Do të jete një mrekulli për mbrëmjet verore me miq dhe pije.

Gjithashtu mund të provoni të gatuani mish në hell, copa mishi të vendosura në kunja gatimi prej druri dhe mund t’i gatuani si dëshironi ose thjesht mish ose edhe mund t’i përzieni me perime dhe erëza, shkruan BBC.

Një mënyrë tjetër për të bërë barbekju do të ishte edhe pjekja e brinjëve të qengjit të cilat do të ishin po ashtu një zgjidhje perfekte shoqëruar me birrë ose verën e kuqe.

Image

2. Piknik në natyrë

Ditët e ngrohta të verës janë aq të rëndësishme për ne sepse preferojmë të shpenzojmë shumë kohë në natyrë për të marrë sa më shumë rreze dielli dhe përse jo edhe vitaminë D.

Një mënyrë për të shijuar këtë përvojë është edhe ushqimi që marrim me vete dhe nuk mund t mungojnë sanduiçët mbushur me perime dhe djathë të bardhë.

Petulla të vogla po ashtu të mbushura sipas shijeve dhe njëkohësisht edhe perime të cilat mund t’i pjekim me kripë dhe pa përdorur vaj.

Image

3. Lëngje frutash natyrale

Një zgjedhje e shpejtë dhe e shijshme për verën janë edhe lëngjet e frutave të shtrydhura dhe përse jo të përziera në mikser edhe me drithëra duke marrë kështu proteinat e nevojshme, vitamina dhe një vakt të plotë e të shëndetshëm.

Image

4. Akullorja

Është një zgjedhje e përkryer dhe plot kalori për verën.

Image

5. Kokteilet

Si mund të mungojnë këto pije plot kuba akulli dhe shije frutash. Mund të zgjedhim ato alkoolike dhe përse jo edhe ato joalkoolike.

Image

6. Perimet e minutës së fundit

Një zgjedhje ideale janë edhe perimet e ziera.

Janë shumë të shëndetshme dhe është shumë e lehtë përgatitja e tyre./SYRI.NET/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco