Si të humbasim peshë në vetëm 3 hapa, e vërtetuar shkencërisht

Si të humbasim peshë në vetëm 3 hapa, e vërtetuar shkencërisht

09:28, 30/05/2019
A+ Aa A-

Ka shumë mënyra për të humbur  peshë shpejt.

Megjithatë, shumica e tyre do t'ju bëjnë të ndiheni shumë të uritur dhe të pakënaqur.

Nëse nuk keni vullnet të hekurt, atëherë uria do t'ju bëjë që të hiqni dorë shpejt nga këto plane.

1. Ndërprisni sheqernat

Pjesa më e rëndësishme është zvogëlimi i sheqernave dhe brumërave apo ëmbëlsirave me përmbajtje nishesteje.

Kur ta bëni këtë, nivelet tuaja të urisë zbresin dhe përfundoni duke ngrënë shumë më pak kalori.

Tani në vend të djegies së karbohidrateve për energji, trupi juaj fillon të ushqehet me yndyrën e ruajtur, të akumular.

Image

2. Hani proteinat, yndyrnat dhe perimet

-Proteina si: Mish (pule, derri, qengji etj).

Peshqit dhe prodhimet e detit: Salmon, troftë, karkaleca, etj.

Vezë.

-Yndyrna: Vaj ulliri, vaj kokosi, vaj avokado, gjalpë

-Perime: brokoli, lulelakër, spinaq, domate, lakër jeshile, marule, kastravec

Image

3. Ngrini pesha 3 herë në javë

Nuk keni nevojë të ushtroni për të humbur peshë në këtë plan, por rekomandohet. Mundësia më e mirë është të shkoni në palestër 3-4 herë në javë. Bëni një nxemje dhe filloni të ngrini disa pesha.

Me ngritjen e peshave, ju do të digjni shumë kalori dhe do të parandaloni që metabolizmi juaj të ngadalësohet, gjë që është një efekt i përbashkët anësor i humbjes së peshës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco