Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

9 orë gjumë në natë bëjnë dëm njësoj sikur të flinit 5

9 orë gjumë në natë bëjnë dëm njësoj sikur të flinit 5

09:37, 26/05/2019
A+ Aa A-

Të flesh 9 orë gjatë natës mund t’i bëjë dëm kujtesës suaj njësoj sikur të flini 5. Dihet botërisht se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës mund të kenë probleme me memorien, por një studim i fundit doli në përfundimin se edhe 9 orë gjumë bëjnë dëm.

Kërkuesit shkencorë vëzhguan rezultatet e 400 000 njerëzve të cilëve iu kërkua që të memorizonin 6 çifte letrash bixhozi. Krahasuar me ata që flinin 7 orë, ata që flinin 9 orë bënë të njëjtin numër gabimesh sa ata që flinin 5 ose më pak orë. Rezultati i këtij studimi tregon se të flesh shumë ndikon në tru njësoj si të fjeturit pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco