Depresoni nuk njeh moshë dhe gjini, cilat janë simptomat paralajmëruese që s'duhet t'i injoroni kurrë

Depresoni nuk njeh moshë dhe gjini, cilat janë simptomat paralajmëruese që s'duhet t'i injoroni kurrë

19:55, 09/05/2019

Sipas OBSH-së (Organizatës Botërore e Shëndetësisë) problemet e shëndetit mendor janë rritur me 35% këto 20 vitet e fundit. Ndër më shqetësueset është depresioni, si dhe vështirësia që haset në zbulimin e hershëm të tij. Në pjesën dërrmuese të rasteve, pacientët shkojnë tek mjeku në stade të rënduara, kur trajtimi i sëmundjes kërkon ndjekjen për një kohë të gjatë, si dhe mund të mos shoqërohet me rezultatet e kërkuara. Por si ta dalloni se një person vuan nga depresioni, cilat simptoma janë këmbana e alarmit që duhet të njohim të gjithë.

1. Çrregullimet të theksuara të humorit: Më shumë se 90% e njerëzve që vuajnë nga depresioni përjetojnë gjendje shpirtërore hidhërimi ose dekurajimi të zgjatur.

2. Ankth: Shumica e pacientëve me depresion përjetojnë ankth, që do të thotë shqetësim i brendshëm me tmerr, frikë ose parashikim për rrezik, së bashku me disfunksione të sistemit autonom, si ndjesia e rrahjes së shpejtë të zemrës, flutura në stomak, pulsi i shpejtë.

3. Çrregullime të oreksit: Shumë pacientë depresivë kanë humbje të oreksit, shoqëruar me ose pa humbje në peshë. Humbja në peshë mund të jetë e vogël ose shumë e madhe, madje sa të kërcënojë jetën. Një pakicë njerëzish, veçanërisht gratë e reja dhe ato me sëmundje bipolare, mund të kenë mbingrënie (hiperfagi) ose ngrënie e pakontrolluar, e shoqëruar me vjellje të menjëhershme (bulimia).

4. Humbja e interesit për aktivitetet e zakonshme: Në këto raste pacientët manifestojnë jo vetëm humbje të kënaqësisë, por, gjithashtu edhe pakësim të motivacionit, shpesh në të gjitha fushat e jetës. Puna, jeta shtëpiake dhe gjithë veprimtaritë e tjera duken pa kuptim dhe jo interesante.

5. Mungesë të shpresës: Njerëzit që vuajnë nga depresioni, ndiejnë se nuk mund të përballen as me detyrat më të vogla, duke përfshirë higjienën personale dhe paraqitjen estetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment