Studimi: Boja që mund t’ju shkaktojë kancerin

Studimi: Boja që mund t’ju shkaktojë kancerin

10:01, 28/04/2019
A+ Aa A-

Bëhet një luftë e vazhdueshme për një përkujdes të vazhdueshëm për shëndetin e njerëzve. Dhe shumë shpesh shkencëtarët dhe studiuesit venë alarmin për produkte, ushqime apo bojëra të tilla si ajo e tatuazheve.

Bojërat e pigmentuara që përdoren nga shumica e salloneve të tatuazheve përmbajnë një pwrbwrje kimike të njohur si dioksid titaniumi.

Ky kompleks shtohet në bojë tatuazhi për të dhënë ngjyra të caktuara. Por ndërkohë që kimikati është efikas në përcaktimin e nuancës së saktë të ngjyrës, ajo gjithashtu lidhet me një shumëllojshmëri të gjendjeve shëndetësore.

Një ekip nga Instituti Federal i Gjermanisë për Vlerësimin e Rrezikut vërejti se si dioksidi i titanit udhëton nëpër gjak dhe akumulohet në nyjet limfatike. Kjo shkakton që ato të fryhen dhe pengojnë aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet.

Kjo gjendje e veçantë shëndetësore, siç thuhet, ka një shans më të madh të ndodh midis atyre që realizojnë tatuazhe me ngjyrë.

“Kur dikush dëshiron të bëjë një tatuazh, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e një salloni ku përdorin gjilpërat sterile që nuk janë përdorur më parë.

Askush nuk kontrollon përbërjen kimike të ngjyrave, por studimi ynë tregon se ndoshta ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Hiram Castillo, një autor studimi dhe anëtar i Qendrës Europiane të Rrezatimit të Synchrotron në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco