Këto ushqime përmirësojnë funksionimin e trurit

Këto ushqime përmirësojnë funksionimin e trurit

23:50, 15/04/2019
A+ Aa A-

Të ushqyerit shëndetshëm ndikon shumë në shëndetin e secilit prej nesh si dhe tek organet jetike, siç është truri. Ka disa ushqime specifike të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit.

Spinaqi

Duke qenë se është një ushqim i pasur me kalium, padyshim që spinaqi është shumë i nevojshëm për t’u konsumuar dhe ndikon në shëndetin e trurit.  Kaliumi ndihmon sa ipërket ruajtjes së përçueshmërisë elektrike të trurit dhe gjithashtu ndihmon në procesit e të menduarit.

Domatet

Domatet janë të pasura me antioksidantë të cilët ndikojnë dhe ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit si dhe në ruajtjen e shëndetit të tij.

Arrat

Arrat përmbajnë vitaminën E, e cila ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Për këtë arsye arrat duhet konsumuar vazhdimisht.

Brokoli

Tek brokoli gjenden vitamina mbrojtëse dhe antioksidante si C, E dhe beta-karoten, ndikuese në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimi.

 Çokollata e zezë

Është shumë e mirë për trurit, pasi është nxitëse e funksioneve të tij. Çokollata e zezë është mjaft e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco