Kanabisi sintetik mund të ngadalësojë rritjen e kancerit të zorrëve

Kanabisi sintetik mund të ngadalësojë rritjen e kancerit të zorrëve

03:40, 14/04/2019

Kanabisi sintetik mund të ngadalësojë rritjen e kancerit të zorrëve, sugjeron një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë testuan disa përbërës sintetikë dhe natyrorë të nxjerrë nga bima, kundër qelizave të kancerit.

Përderisa kanabisi natyral kishte pak efekt mbi qelizat kancerogjene, dhjetë përbërës të ndryshëm sintetikë që të gjitha punonin për të ngadalësuar rritjen e qelizave të tumoreve.

Studimi është larg nga prova se marihuana shëron kancerin, por mund të sugjerojë, që disa komponime të lidhura me kanabisin mund të jenë të dobishme në zhvillimin e trajtimeve të reja për kancer të zorrëve, shkalla e të cilave po rritet, veçanërisht tek të rinjtë amerikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment