Studimi/ Një në pesë veta në botë vdes nga dieta e keqe

Studimi/ Një në pesë veta në botë vdes nga dieta e keqe

02:30, 05/04/2019
A+ Aa A-

Për një shëndet të mirë vëmendjen parësore duhet ta ketë ushqimi.

Konsumimi i tepërt i sheqerit, kripës dhe mishit po vret çdo vit miliona njerëz në mbarë botën. Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore “The Lancet,” një në pesë veta në botë vdes nga dieta e keqe. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gati një miliard njerëz në botë janë të kequshqyer.

Një në pesë veta në botë vdes nga dieta e keqe, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se konsumimi i tepërt i sheqerit, kripës dhe mishit po vret miliona njerëz çdo vit. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gati një miliard njerëz në botë janë të kequshqyer, ndërsa afro dy miliardë të tjerë janë mbi peshë.

Por, studimi i fundit i publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, tregon se pothuajse në të 195 vendet e anketuara, njerëzit hanë shumë nga llojet e gabuara të ushqimit dhe konsumojnë nivele të ulëta të prodhimeve të shëndetshme.

Sipas studimit, dietat më të rrezikshme janë ato që përmbajnë shumë kripë, pak drithëra dhe pak perime.

Sasitë e vogla të arrave, farave, perimeve, prodhimeve të detit dhe fibrave janë vrasës të tjerë të mëdhenj, thuhet në studim.

"Dieta është një nga drejtuesit dominues të shëndetit në mbarë botën", tha autori i studimit, Christopher Murray, drejtor i Institutit për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

Studimi shqyrtoi prirjen e konsumit dhe të sëmundjeve midis viteve 1990-2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco