Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ E çuditshme! 18-vjeçarja zgjohet me barkun e fryrë, 45 minuta më vonë...

FOTO/ E çuditshme! 18-vjeçarja zgjohet me barkun e fryrë, 45 minuta më vonë...

23:45, 04/04/2019
A+ Aa A-

Një adoleshente që ra të flinte me barkun e “sheshtë” është zgjuar me bark të fryrë dhe 45 minuta më vonë solli një vajzë në jetë.

18-vjeçarja Emmalouise Leggate nuk kishte pasur asnjë herë simptoma shtatzënie dhe as nuk i ishte rritur barku, për këtë arsye hyri në gjendje shoku kur kuptoi se po sillte një fëmijë në jetë.

Emmalouise shpjegoi se menstruacionet kishte disa muaj që i kishin ndaluar, por kishte menduar se ky ishte efekti i kontraceptivëve.

Një natë ajo u shtri të flinte, por kur i zgjua barku i saj ishte fryrë, vetëm pak më vonë asaj i plasën ujërat dhe gjyshja e saj, Louise Ford e nisi me urgjencë për në spital.

Por, gjatë rrugës adoleshentja e kishte lindur tashmë vajzën.

Të shokuar nga ajo që ndodhi kishin mbetur edhe mjekët, të cilët nuk janë shumë të qartë se pse Leggate nuk e kuptoi kurrë që ishte shtatzënë.

Sipas tyre, barku i të resë nuk ishte rritur pasi fëmija ndodhej në pjesën e poshtme të shpinës së saj.

Në momentin që barku i saj u fry papritur fëmija ishte kthyer në pozicionin e lindjes. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco