I pjekur 18 vjeç? Studimi i fundit tregon një moshë tjetër

I pjekur 18 vjeç? Studimi i fundit tregon një moshë tjetër

21:26, 21/03/2019
A+ Aa A-

Të quhesh i rritur sipas një studimi të ri nuk përkon më moshën 18-vjeç, por pjekuria arrihet në moshën 30-vjeçare.

Tashmë duket se mund të keni një arsye për të shpjeguar se përse nuk po silleni si të rritur në moshën 20-vjeçare.

Sipas kërkuesve që merren me studimin e trurit nuk arrihet pjekuria para moshës 30 vjeç.

Shkencëtarët janë shprehur se truri dhe sistemi nervor përcaktojnë se kur arrihet niveli i pjekurisë dhe diçka e tillë është e ndryshme për çdo njeri. Studimet kanë nxjerrë konkluzione se truri në moshën 18-vjeçare është ende në ndryshim, që prek sjelljen dhe me shumë mundësi zhvillon problemet e shëndetit mendor.

Sipas profesor Peter Jones nga Universiteti i Kambrixhit të thuash një përcaktim se kur kalojmë nga fëmijëria në të qenit të rritur është absurd.

Ky tranzicion mund të ndodhë në kohëzgjatjen e 3 dekadave. Gjithashtu ai shtoi:

“Mendoj se sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe ai ligjor vendosin përcaktime për shkak të përshtatjes për veten e tyre. Kur arrin moshën 18-vjeçare mund të votosh, të blesh alkool, të marrësh një hipotekë dhe gjithashtu të trajtohesh si i rritur nëse ke probleme me policinë,”-u shpreh profesori.

Pavarësisht kësaj Jones theksoi se gjyqtarët me përvojë në çështjet penale e dallojnë ndryshimin mes një 19-vjeçari  të pandehur  dhe një ‘krimineli’ në të 30-at. “Mendoj se sistemi është duke adaptuar atë që fshihet me sy të lirë, që njerëzit nuk pëlqejnë idenë e shndërrimit nga larvë në flutur.  Nuk ka një fëmijëri dhe më pas rritesh. Njerëzit janë në një rrugëtim, në një trajektore,” - u shpreh profesori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco