ALARMANTE/ Lindjet në Shqipëri, më të ulëta se në vitin 1939

ALARMANTE/ Lindjet në Shqipëri, më të ulëta se në vitin 1939

23:48, 19/03/2019
A+ Aa A-

Viti 2018 shënoi numrin më të ulët të lindshmërisë në historinë e vendit që nga viti 1934, kur shteti ka filluar të mbajë të tilla statistika.

Vitin e kaluar erdhën në jetë 28 mijë e 934 foshnja. Në krahasim me pesë vite më parë, janë gati 6 900 bebe më pak. Kjo është një shifër edhe më e ulët se në vitin 1939 kur janë shënuar 29 597 lindje, çka tregon për tkurrje të ndjeshme të popullsisë nga viti në vit.

Parashikimet e INSTAT thonë se mosha mesatare e popullsisë do të rritet në 2031 deri në 42.1 vjeç, nga 35.4 që ishte në vitin 2018, duke arritur nivelin e Europës Perëndimore.

Në një kohë që bie numri i lindjeve, niveli i abortit thuajse nuk ndryshon.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në pesë vitet e fundit numri total i aborteve  është rreth 33 mijë. Në 5.7 lindje kryhet 1 abort. Mjekët obstetë-gjinekologë thonë se ndërprerjet e shtatzanisë mund të jenë më të larta pasi ato që kryhen në klinika private nuk raportohen. Sipas tyre kjo shifër është e pajustifikuar.

“Niveli i lartë i abortit në këtë kohë, kur ka mundësi që të përdorin kontraceptiv apo masa të tjera mbrojtëse është neglizhencë”, është shprehur për Klan, Shpresa Thomaj, mjeke obstetër gjinekologe.

ISHP bën të ditur se femrat e grup moshës 20-34 vjeç kryejnë numrin më të lartë të aborteve, rreth 68%, ndërsa te adoleshentet zënë  4.8% për qind të totalit. Por sipas mjekes obstetër-gjinekologe, Shpresa Thomaj vendimi për abort mund të çojë deri në humbjen e mundësisë për tu bërë nënë në të ardhmen.

“Pasojat janë ato gjatë momentit të abortit si hemorragji, infeksion temperature deri në çarje të mitrës, por pasoja që mund të vinë janë edhe mundësia për një kancer, shprehet Thomaj.

LINDJET DHE ABORTET në 5 vitet e fundit:

VITI          LINDJET             ABORTET

2014            35,760                  5,892

2015            35,715                  5,880

2016            31,733                  5,396

2017            30,869                  5,279

2018            28,934                  5,112

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco