Do të befasoheni! Ja si puthja ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj

Do të befasoheni! Ja si puthja ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj

20:31, 14/03/2019
A+ Aa A-

Disa studime të psikologëve thonë se puthja jo vetëm sjellë një ndjenjë kënaqësie psikologjike, por ajo ka ndikim pozitiv edhe në shëndetin e njeriut.

Disa nga këto efekte pozitive janë:

Përmirëson humorin

– Puthja jo vetëm që ndikon në aspektin psikologjik, ajo rrit edhe sasinë e dopaminës dhe seratoninës – dy hormoneve të kënaqësisë të cilat përmirësojnë humorin dhe japin një ndjenjë të mirë. Gjithashtu lirohet edhe hormoni oksitocinë i cili njihet për vetitë e reduktimit të ndjenjave negative dhe stresit.

Redukton stresin, depresionin dhe ankthin

– Nëse jeni një nga të rinjtë të cilët përjetojnë stres, ankth dhe depresion për shkak të stilit të jetës dhe ngarkesave të punës, atëherë një puthje do të përmirësonte humorin tuaj. Këto efekte vijnë për shkak të zvogëlimit të sasisë së kortizolit – hormoni që shkakton stresin.

Forcon sistemin imun

– Shumë studime kanë treguar që hormonet të cilat lirohen gjatë përjetimit të një puthje, ndikojnë në përforcimin e sistemit imun, përmes molekulave të salives -enzimit të pështymës, duke përmirësuar mekanizmat anti-inflamatorë.

Dhëmbë më të shëndetshëm

– Shumë dentistë tregojnë që saliva është një nga mekanizmat vetëmbrojtës më të sofistikuar të organizmit. Shkëmbimi i pështymës gjatë puthjes, ndikon që dhëmbët të pastrohen nga bakteret e dëmshme. Një higjienë e dobët e gojës mund të sjellë infeksione dhe sëmundje të tjera disa prej të cilave janë: demenca dhe sëmundjet koronare.

Zvogëlon presionin e gjakut

– Një studim i bërë në fushën e patofiziologjisë, tregon se hormoni i oksitocinës ka tendencë të zvogëlojë tensionin e gjakut. Oksitocina është ’hormoni i dashurisë’, dhe lirohet atëherë kur një person përjeton emocione të forta ndaj dikujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco