Ndotja e ajrit është 'vrasës' më i madh se duhani

Ndotja e ajrit është 'vrasës' më i madh se duhani

23:27, 13/03/2019

 

Ndotja e ajrit vret rreth 9 milionë njerëz në gjithë botën cdo vit. Shkencëtarët thonë se frymëmarrja në ajër toksik që shkaktohet nga tymi i makinave e fabrikave është përgjegjës për më shumë vdekje se duhani.

Sipas stastistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është shkak për 4.5 milionë vdekje në gjithë botën. Por studiuesit gjermanë rillogaritën të dhënat dhe treguan se numri i vërtetë shkon në 8.8 milionë, ku pjesa më e madhe e njerëzve ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Profesor Thomas Munzel, nga Qendra Mjekësore Universitare Mainz, bashkëautor i studimit, tha: "Pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment