Gruaja 31-vjeçare pëson shok anafilaktik pas seksit oral, pasi i dashuri kishte përdorur këtë ilaç të njohur

Gruaja 31-vjeçare pëson shok anafilaktik pas seksit oral, pasi i dashuri kishte përdorur këtë ilaç të njohur

20:03, 11/03/2019
A+ Aa A-

Një grua në Spanjë ka pësuar reagim alergjik ndaj penicilinës që ka mundur t’ia rrezikojë jetën pasi e ka gëlltitur spermën e partnerti të saj gjatë seksit oral.

Gruaja e paidentifikuar është dërguar me urgjencë në spital pasi filloi të villte, i ishin shfaqur shenja në lëkurë dhe kishte probleme me frymëmarrje.

Pacientja nga qyteti Alicante i Spanjës ishte pranuar në spital nën dyshimin se ka pësuar shok anafilaktik.

Ajo u ka thënë mjekëve se është alergjike ndaj penicilinës, por ka mohuar se e ka përdorur këtë ilaç para kryerjes së marrëdhënieve intime me partnerin.

Më vonë, mjekët e kuptuan se partneri i saj ka qenë duke përdorur një lloj të penicilinës për ta trajtuar një infeksion në vesh.

Sipas mjekëve të spitalit “General Universitari d’Alacant”, kjo substancë ka kaluar në organizmin e gruas përmes spermës së partnerit të saj.

Gruaja e shtruar në spital u trajtua me një dozë të adrenalinës dhe të steroidëve për ta luftuar reaksionin e organizmit, ndërsa iu kthye frymëmarrja normale brenda gjashtë orësh.

Përndryshe, Susana Almenara, e cila është autore e një studimi të publikuar në një revistë shkencore në Britani, ka bërë thirrje që të gjithë personat që kanë alergji ndaj ilaçeve të ndryshme të përdorin mjete mbrojtëse, përfshirë kondomët, gjatë marrëdhënieve intime me partnerin, shkruan “The Sun”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco