E përdorte shumë celularin, 25-vjeçares i krijohen 500 vrima në sy

E përdorte shumë celularin, 25-vjeçares i krijohen 500 vrima në sy

19:18, 24/02/2019
A+ Aa A-

Një 25-vjeçare nga Tajvani për pak sa nuk është verbuar si pasojë e celularit të saj.

Miss Chen nga Tajvani e kishte përdorur celularin e saj për më shumë se dy vite me maksimumin e ndriçimit.

Si pasojë e dëmit që pësoi në sy, Chen tashmë nuk sheh qartë, ka dhimbje në sy si dhe nuk i pushojnë lotët.

Dr. Hong, nga Spitali Universitar ‘Fooyin’, tha se ajo e kishte ekspozuar veten në më shumë se 600 lumen për dy vite me radhë, kur niveli i përditshëm i rekomanduar është rreth 300. Sipas tij, kjo praktikë mund të djegë deri në 500 vrima në kornean e syrit.

E reja ka nisur tashmë trajtimin mjekësor dhe po përmirësohet, por dëmi që u ka bërë syve është i konsiderueshëm.

Sipas mjekut që e vizitoi, ekspozimi i syrit në 600 lumen për vetëm dy orë mund të ketë të njëjtin efekt si ta pjekësh në mikrovalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco