Virusi AH1N1 prek nënën 25-vjeçare, në gjendje të rëndë në spital

Virusi AH1N1 prek nënën 25-vjeçare, në gjendje të rëndë në spital

21:22, 20/02/2019
A+ Aa A-

Një vajzë rreth 25 vjeç, e cila sapo ka sjellë në jetë një foshnje, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Sanatoriumin e Tiranës.

E reja është prekur nga virusi AH1N1 dhe ndodhet nën monitorimin e rreptë të mjekëve.

Mësohet se gruaja rreth 25 vjeçe shtatzënë, është e shtruar prej një jave në spital për shkak të ketij virusi. Ajo ka bërë lindje të parakohshme dhe mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në maternitet. Ndërkaq nëna e re ndodhet në terapi intensive.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1.

Një tjetër rast u shfaq edhe në Durrës. Mjekët thonë se nuk ka vend për panik dhe këshillojnë vaksinimin e popullatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco