Fruthi prek 91 persona/ Ja qytetet me numrin më të lartë të rasteve

Fruthi prek 91 persona/ Ja qytetet me numrin më të lartë të rasteve

21:11, 20/02/2019
A+ Aa A-

Numri i fëmijëve të prekur nga fruthi po rritet me shpejtësi. Ndërkohë, numri i prekurve nga fruthi në të gjithë vendin, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, ka mbërritur në 91.

Qytetet me numrin më të lartë janë Tirana, me 55 raste pozitive, duke u pasuar nga Lezha, me 10 raste, e më pas Durrësi me 7 raste. Numri i fëmijëve të prekur nga virusi i fruthit po rritet për shkak se është rritur edhe numri i prindërve që refuzojnë t’u bëjnë vaksinën “MMR” fëmijëve në moshën 1 vjeç, apo dozën e dytë në moshën 5 vjeç.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, të raportuara nga Top-Channel, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Për këtë, ISHP-ja vijon t’u bëje apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksinojnë fëmijët. 

Prindërit, të cilët refuzojnë vaksinën, janë ata që lexojnë informacione të ndryshme të shpërndara në internet nga grupet antivaksinë, duke e lidhur vaksinën me autizmin.

Kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, e vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco