Zbulimi i madh, brenda vitit japim kurën kundër kancerit

Zbulimi i madh, brenda vitit japim kurën kundër kancerit

11:44, 30/01/2019
A+ Aa A-

Duket e pamundur, por ata thonë që është e vërtetë!

Një skuadër e vogël shkencëtarësh izraelitë i ka treguar botës se brenda këtij viti do të ketë ‘kurën e plotë’ kundër kancerit, siç raportonte të hënën Jerusalem Post.

Jo vetëm kaq, shkencëtarët thonë se kura do të jetë e shkurtër, e lirë dhe efektive, pa efekte anësore ose minimale.

‘Ne besojmë se brenda një viti do të ofrojmë një kurë të plotë për kancerin’, tha Dan Aridor, kryetar i bordit të Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd. (AEBi), një kompani e themeluar në vitin 2000 në inkubatorin ITEK në Kiryat Weizmann Science Park në Ness Ziona të Izraelit.

‘Kura jonë kundër kancerit do të jetë efektive që nga dita e parë, do të zgjasë pak javë dhe nuk do të ketë efekte anësore, ose ato do të jenë minimale, me një kosto shumë më të ulët se kurat e tjera në treg. Zgjidhja jonë do të jetë gjenerike dhe personale’.

Me emrin MuTaTo (multi-target toxin), shkencëtarët thonë se kura përfaqëson një teknologji të rendit më të lartë në shkallën e antibiotikut të kancerit.

Aktualisht nën zhvillim nga AEBi nën drejtimin e Dr. Ilan Morad, kura që thonë se do të ndryshojë luftën kundër kancerit në gjithë botën do të përdorë një kombinim peptidesh që shënjestron kancerin dhe një toksinë që vret specifikisht qelizat e kancerit.

Sipas Dr. Morad, shumë qelica kanceri aktivizojnë mekanizma detoksifikimi kur sulmohen nga ilaçet dhe i pompojnë jashtë ato ose i modifikojnë për t’i bërë jofunksionale. Morad tha për The Jerusalem Post se detoksifikimi kërkon kohë dhe se ai po synon një toksinë të fortë që do të ketë probabilitet të lartë vrasjeje të qelizave të kancerit para se të nisë detoksifikimi.

Image

‘Shumë trajtime anti-kancer shënjestrojnë qelizat që rriten shpejt. Por por qelizat burimore të kancerit nuk rriten shpejt dhe mund t’u shpëtojnë këtyre trajtimeve. Pastaj, kur kura mbaron, ato gjenerojnë sërish kancerin. Nuk e zhdukin plotësisht kancerin, qelizat që mbeten mund të nisin sërish mutacionet dhe kanceri rikthehet, por këtë herë rezistent ndaj ilaçit’, tha Morad.

‘Sulmi me shumë objektiva i MuTaTo-s siguron që të shkatërrohen edhe qelizat burimore.

Disa tumore krijojnë mburoja që nuk lejojnë hyrjen e molekulave të mëdha në to. ‘MuTaTo vepron si oktapod dhe mund të hyjë aty ku molekulat e mëdha nuk munden’, thotë Morad. ‘Pjesët peptide të MuTaTo-s janë shumë të vogla dhe pa strukturë të ashpër’.

Ndryshe nga të prekurit nga HIV e AIDS që i marrin koktejlet e ilaçeve gjatë gjithë jetës për të parandaluar rigjallërimin e qelizave, me MuTaTo qelizat vriten dhe pacienti e ndalon kurimin vetëm pas disa javëve.

Kompania ka përfunduar eksperimentet me minj të cilët ‘ndaluan rrijen e qelizave kancerogjene humane dhe nuk patën asnjë efekt anësor në qelizat e shëndetshme të minjve’, sipas Jerusalem Post.

Hapi tjetër i AEBi do të jetë nisja e një raundi provash klinike që mund të plotësohen brenda pak viteve dhe mund ta bëjnë trajtimin të disponueshëm për raste specifike.

‘Rezultatet tona janë të qëndrueshme dhe të përsëritura’, tha Aridor.

Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco