Ja sa kalori merrni kur konsumoni birrë

Ja sa kalori merrni kur konsumoni birrë

19:29, 29/01/2019
A+ Aa A-

Jeni kureshtar të dini se sa kalori kanë përfunduar në trupin tuaj ndërkohë që po pini një birrë? Birraritë gjermane do t’ju ndihmojnë këtej e tutje.

Duke filluar që këtë vit, birraritë gjermane thonë se ata do të fillojnë të shtojnë informacionin në etiketat e tyre duke shpjeguar saktësisht se sa kalori jeni duke konsumuar çdo herë që do të vendosni të pini një shishe.

Megjithëse Komisioni Europian e ka kërkuar me forcë një etiketim të tillë, Federata Gjermane e Birrarive dhe birraritë private të Gjermanisë kanë thënë se janë të gatshme ta mirëpresin këtë iniciativë.

Etiketat e reja do të prezantohen gradualisht gjatë vitit 2019.

Deri tani, ligjet e BE-së nuk kërkojnë që pije alkooliket të etiketohen siç etiketohen ushqimet.

Por, një sondazh i kryer nga grupi i të dhënave INSA për birraritë tregoi se 52% e konsumatorëve gjermanë do të mirëprisnin një informacion të tillë.

Birraritë thonë se ata shpresojnë se edhe prodhuesit e verës dhe distiluesit do të ndjekin shembullin e tyre.

Një birrë standard ”Pilsner” përmban rreth 40 kalori për 100 ml birrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco